Transmetuar më 13-09-2017, 19:05

Nesër, në orën 11:00, Parlamenti do të mblidhet sërish në seancë plenare për të votuar përbërjen e tetë komisioneve parlamentare.

Vendimi u mor sot në mbledhjen e orës 18:00, të kryetarit të Kuvendit, dhe krerët e grupeve parlamentare.

Mbledhja në fjalë u kërkua nga kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së, PD-së dhe LSI-së, përkatësisht, Taulant Balla, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili.

Kujtojmë, janë tetë komisione parlamentare, të cilat 8 do t’i drejtojë Partia Socialiste, dy Partia Demokratike, dhe një Lëvizja Socialiste për Integrim.

Komisioni i Itegrimit dhe ai i Medias do të drejtohen nga demokratët, ndërsa LSI do të kryesojë Komisionin e Shëndetësisë. /k.k/noa.al/