Transmetuar më 13-09-2017, 13:36

Flokët janë një pjesë e rëndësishme në estetikën e njeriut dhe rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt.

Problemi i rënies së flokëve mund të bëhet serioz, ndaj bëni mirë që sa më herët të kuptoni shkakun që fshihet pas tufave të flokëve që gjenden pothuajse kudo ku jeni dhe ju.

Nuk preferohet t’i stiloni flokët çdo ditë

Përdorimi i mjeteve të nxehta dhe produkteve kozmetike, dëmtojnë flokët që në rrënjë, duke shkaktuar hollimin apo këputjen e tyre.

Stresi ndikon në rënien e flokëve

Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë, etj.

Keni mungesë mineralesh

Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, edhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si: hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,.

Mosfunksionimi i tiroideve

Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktive) të dyja këto gjendje mund të shkaktojnë rënie flokësh.