Transmetuar më 13-09-2017, 12:05

Një veprim i Kryeministrit Edi Rama mbrëmjen e djeshme gjatë seancës parlamentare kur diskutohej programi katër vjeçar qeverisës ka ngjallur polemika të shumta.

Në momentin që kryeparlamentari Gramoz Ruci i dha fjalën për të folur kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kreu i qeverisë u pa të vendoste kufjet në vesh.

Ky veprim i Ramës u komentua nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi fotografinë dhe shkroi në Facebook, “Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dorë”, “xhentellmeni” mbyll veshët!”

Këtij komenti të Berishës, i është bashkuar dhe Kryemadhi e cila e ka shpërndarë komentin e ish-Kryeministrit në profilin e saj në Facebook.

Ajo bashkohet me fjalët e Berishës dhe teksa publikon foton shkruan, “E vërteta e shëmtuar”. /a.y/noa.al