Transmetuar më 12-09-2017, 21:00

Dy shqiptarë në Itali kanë rënë në pranga pasi u ndaluan me mbi 2 kg kokainë.

Dy shqiptarët kanë rënë në pranga në Perugie, njoftojnë mediat italiane.

Lënda narkotike e ndarë në dy pako, u zbulua në automjetin që drejtohej nga njëri prej shqiptarëve.

Shpejtësia e lartë i ka “tradhtuar” të dy shqiptarët, të cilët pasi janë pikasur nga policia, i janë vënë në ndjekje.

Lënda narkotike ishte fshehur brenda tapicerisë së pasme të makinës.

Gjatë kontrollit në banesat e dy shqiptarëve janë gjetur edhe 7 mijë euro, që besohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës./a.k/noa.al/