Transmetuar më 12-09-2017, 18:22

Javën e kaluar, princi George filloi shkollën. George do të studiojë në shkollën Thomas në Battersea, London, ku me siguri do të zërë shokë dhe shoqe, pasi do të qëndrojë gjatë aty.

Por nëse mendonit se çdo gjë është në rregull dhe se Princi George do të ketë shokë të ngushtë si çdo fëmijë, gaboheni.

Kjo ka të bëjë në fakt me një rregull që shkolla Thomas ka. Ideja e të mos pasurit një shokë apo shoqe të ngushtë, nuk është që ata të mos familjarizohen me njëri-tjetrin, por që askush mos të ndihet i mënjanuar.

Nëse një shok apo shoqe në klasë, feston ditëlindjen dhe fton vetëm miqtë e ngushtë në festë, atëherë pjesa tjetër nuk do të ndihet mirë.

Kjo është arsyeja që George, por edhe fëmijët e tjerë të kësaj shkolle e kanë të “ndalur” të kenë shokë të ngushtë.

Në rast se i keni humbur fotot e tij në ditën e parë të shkollës, ai dukej aq i mirë me uniformën e tij blu, teksa shoqërohej nga babai i tij Princi William.

Uniforma e tij përbëhet nga pantallona të shkurtra blu marin dhe xhaketë, çorape të gjata të kuqe dhe këpucë të zeza. Prince George po ndjek gjurmët e të atit dhe xhaxhait të tij, që kanë ndjekur të dy parashkollore në moshë të vogël. /b.l/noa.al/