Transmetuar më 12-09-2017, 15:17

I shohim gjithnjë përtej ekraneve yjet botërorë të veshur me shkëlqim, por asnjëherë nuk e dimë se mbas asaj figure rrezëllitëse mund të fshihet një imazh luftarak.

E tillë është edhe këngëtarja e famshme Nicole Scherzinger e cila ka rrëfyer një pjesë të trishtë të jetës së saj për revistën e njohur “Cosmopolitan”.

Nicole është këngëtarja 39 vjeçare që numëron shumë këngë të bëra hite në mbarë botën, por për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë të ngjitet aty ku është sot.

Ajo, ka treguar për adoleshencën e saj në Kentucky, të SHBA-së, sesi i duhej të punonte që të mund të vijonte studimet.

“Për të shkuar në kolegj bëja gjithçka. Kam nisur nga dyqanet e kozmetikës e më pas kam kënduar opera në një restorant italian të quajtur Macaroni Grill”, tregon Nicole.

Por kjo nuk është pjesa më e trishtë e historisë. “Periudha më e vështirë ka qenë kur duhet të jepja gjakun tim për para” tregon 39 vjeçarja.

Pavarësisht vuajtjeve, ajo e adhuron familjen dhe nuk i gjykon aspak për mundësitë e pakta ekonomike. /b.l/noa.al/