Transmetuar më 12-09-2017, 12:28

Pandeli Majko në seancën e sotme parlamentare ka folur për të parën herë, si ministër i Shtetit për Diasporën.

Ai deklaroi se marrëdhënia me emigracionin dhe Diasporën përfaqëson një prioritet të qeverisë së re.

“Në këtë çështje ia vlen të pohojmë se jemi mjaft vonë. Pasi shqiptarët jashtë vendit do marrin të drejtën e votës, sytë tanë, të politikës, do jenë edhe më të vëmendshëm karshi tyre.

Kjo është në reformë për njerëzit tanë, veç një ditë ata do jenë votues për të majtën apo për të djathtën, ditët e tjera janë njerëz që kanë mall dhe i gëzohen çdo procesi në vendin e tyre”, u shpreh Majko.

Ai deklaroi se emigrantët duhet të marrin pjesë nëpërmjet votimit elektorale, duke shtuar se duhet ti jepet fund kësaj rraskapitje.

Majko bëri me dije se në programin e qeverisë është parashikuar ngritja e një fondi për emigrantët.

Sipas tij, pa emigrantët, Shqipëria dhe emri shqiptar nuk do të ekzistonte. /a.y/noa.al