Transmetuar më 12-09-2017, 11:37

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht në gjendje të rënduar psikologjike në banesën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mallakastër, ku viktima është D.Begaj, 66 vjeç, banues në fshatin Hekal.

I ndjeri ka pirë fotoksinë në gjendje të rënduar psikologjike, duke u gjetur nga familjarët i pajetë, gjatë mbrëmjes së djeshme.

Nga ana e policisë pak pas ngjarjes në orët e vona të së hënës, u bë arrestimi i djalit të xhaxhait të tij, Sami Begaj, 49 vjeç.

Ai dyshohet se pas një debati me fjalë duke e prekur në sedër, ka shtyrë drejt vetëvrasjes kushëririn e tij.

Policia e Fierit shprehet e rezervuar lidhur me këtë ngjarje, duke mos dhënë detaje të mëtejshme, duke thënë se çështja është nën hetim.

Rrethanat e debatit mes dy kushërinjve nuk bëhen me dije, për shkak të natyrës delikate të çështjes.

Ndërkohë Sami Begaj u arrestua nën akuzën e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese