Transmetuar më 12-09-2017, 08:30

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në ambientet e një lokali në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Rinia”.

Mësohet se si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin e ngjarjes nuk kishte persona brenda, por dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Nuk dihet se kush janë autorët e ngjarjes, ndërsa policia po merr në pyetje pronarin e lokalit, për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë konflikt.

Aktualisht vijojnë hetimet për të zbardhur më shumë lidhur me ngjarjen si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al