Transmetuar më 11-09-2017, 13:16

Pak ditë pasi u mësua lajmi se ish Miss Gjermania Egzona Ala është në pritje të ëmbël, vjen një lajm tjetër i bukur.

Egzonita Ala, 20-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e Miss Gjermanisë në vitin 2014, prej kohësh jeton dashurinë me partnerin e saj Gazmend Gashi.

Çifti mbrëmjen e të shtunës janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Sead. Lajmin e ka dhënë vetë 20-vjeçarja nga profili i saj në Snapchat edhe duke zbuluar emrin e djalit.

Muajt e shtatzënisë, Egzona i ka jetuar së bashku me partnerin e saj në privatësi të plotë.

Emri i saj qarkulloi tre vjet më parë jo vetëm në mediat gjermane e shqiptare, por edhe në ato ndërkombëtare.

Egzonita Ala, 17-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e Miss Gjermanisë në vitin 2014, garoi mes shumë vajzave të tjera të bukura, por arriti të kurorëzohet si më e bukura e Gjermanisë dhe ta përfaqësojë këtë vend edhe në Miss World në dhjetor të po atij viti.

Pas disa pjesëmarrjeve edhe në kompeticione të tjera bukurie, Egzonita u tërhoq nga bota e spektaklit dhe filloi një profil privat. Por koha nuk i paska shkuar aspak dëm, përkundrazi. Bukuroshja e njohur është martuar dhe tani është bërë edhe nënë e një djali. /b.l/noa.al/