Transmetuar më 11-09-2017, 13:01

Një sulm i dyshuar me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani ka lënë 6 të lënduar.

Shërbimet emergjente dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, pasi dyshohet edhe për të tjerë të plagosur, shkruan gazeta gjermane Bild.

Sipas mediave, dëmtimet u raportuan në sportelet e check-in rreth orës 11:00 të mëngjesit të sotëm dhe menjëherë policia dhe shërbimet e shpejta mbërritën në vendin e ngjarjes.

“Shkaku është i paqartë, hetimet vazhdojnë,” theksoi një zëdhënës.

Operatorët e Aeroportit të Frankfurtit thanë se operacionet e zjarrfikësve kishin përfunduar punën dhe nuk gjetën “substancë të dëmshme” në sallën e nisjes

Pasagjerët thuhet se kanë probleme me frymëmarrjen pas sulmit. /b.l/noa.al/