Transmetuar më 11-09-2017, 11:43

Quhet Alice Rachele Arlanch, është 21 vjeçe dhe vjen nga një Trentino Alto Adige e Italisë.

Ajo u zgjodh Miss Italia 2017 në spektaklin e së dielës mbrëma. Alice Rachele, ishte bukuroshja më e votuar mes 30 vajzave të cilat shkuan në finale.

Në vendin e dytë u rendit Laura Codrn nga Jesolo.

Pas kurorëzimit si Miss, Alice bëri një postim në Instagram ku shkruante, “Jam e lodhur, e shkatërruar, por jam tej mase e lumtur. Falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar dhe mbështetur. Ju dërgoj një puthje”.

Dhe në fund duke treguar kurorën, shtoi “Ia dola”. Alice studion për drejtësi dhe ëndërron që të bëhet avokate, ë mbrojtje të të drejtave të minoritetit. /a.y/noa.al