Transmetuar më 11-09-2017, 09:30

Zi në botën akademike, ndahet nga jeta personaliteti i cili dha shumë për shkencën dhe botën akademike shqiptare, Farudin Hoxha.

Akademiku Hoxha, ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 82-vjeçare.

Vdekja e tij erdhi pas komplikimeve shëndetësore, të cilat ishin shtuar shumë me kalimin e viteve.

Ai njihet si projektuesi i shumë veprave hidroenergjetike në Shqipëri, ndërkohë që ka qenë edhe ministër i Ndërtimit.

Farudin Hoxha është një nga projektuesit e famshëm të kaskadës së Drinit flet për energjinë. /a.y/noa.al