Transmetuar më 10-09-2017, 21:23

Një video rrëqethëse është duke qarkulluar në mediat ruse, në të cilën shfaqet një burrë duke qëndruar pranë një veture në qendër të Moskës, i cili filmon një fëmijë të zhveshur lakuriq.

“Po kthehesha nga puna diku mes stacionit të metrosë Beloruska dhe Dinamos. Një burrë rreth të 50-ve, me flokë të thinjura, e nxjerr vajzën nga vetura, ajo dukej se ishte 3 apo 4 vjeçe. Vazhdimisht qante. Por, burri nuk hiqte dorë nga qëllimet e tij.

Kur e pashë duke i zhveshur pantallonat, mendova se ajo po urinonte, por rezultoi diçka krejt tjetër. Ai nxori një kamer profesionale të zezë dhe filloi ta filmojë. E detyronte të vallëzonte lakuriq”, ka deklaruar Ekatarina, e cila i dha videon autoriteteve të sigurisë.

Ajo nuk arriti ta ndihmojë vogëlushen e pambrojtur, pasi e ndante një gardh mbrojtëse me hekura. Por, ajo çfarë e kishte befasuar më së shumti, është fakti që askush nuk ndërhynte që ta ndalë këtë burrë.

Ekatarina ishte frikësuar shumë, por në një moment i është kujtuar të nxjerrë telefonin dhe të filmojë ngjarjen. Ajo është munduar të filmojë fytyrën dhe targat e veturës së abuzuesit, më pas ka shkuar drejt në polici.

“Vazhdoj të rrëqethem me atë çfarë kam parë”, ka shtuar ajo.

Policia është vënë në kërkim të pedofilit në video.