Transmetuar më 10-09-2017, 18:10
Publicitet

Lacio ka shkatërruar Milanin me rezultat të pastër 4-1, në ndeshjen më interesante të kësaj jave të kampionatit italian. Me një Imobile të pandalshëm, lacialët e patën më të thjeshtë sesa e mendonin përballjen me kuqezinjtë.

Edhe pse me shumë blerje, Milani arriti të shënojë vetëm njëherë në portën mike. I pari që hapi serinë e golave ishte Imobile në të 38-ën, ndërsa pak para se të mbyllej fraksioni i parë, ai shënoi edhe të dytin.

Me avantazhin e Lacios u mbyll pjesa e parë, ndërsa në përsëritje të 45 minutave të dyta, sërish Imobile gjeti rrugën e rrjetës në të 48-ën.

Nuk mjaftoi me kaq, teksa Luis Alberto realizoi edhe golin e knock out-it në minutën e 50

Milani reagoi dhe sa për statistikë shënoi golin e vetëm në minutën e 58, me anë të Montolivos. Shqiptari Tomas Strakosha luajti një 90 minutësh të plotë, pa shumë probleme nga kundërshtari. /k.k/noa.al/