Transmetuar më 10-09-2017, 17:24

Nga Dritan Kaba

Janë tre, se edhe vota e pavlefshme ishte nisur për Ruçin por ktheu mendje në fund, duke i vënë vizë gjithë fletës, pasi i kishte vënë njëherë kryqin tek kutia.

Sipas disa informacioneve ishin edhe dy deputetë të socialistëve, që votuan kundër.

Nuk qëndron problemi tek numri, por tek dëshira e lidershipit të PD për të justifikuar cço shitje në tregun e gjësë së gjallë, të ndërtuar nga oligarkia.

Opozita nuk është çështje numrash, por morali.

Kur i shiti kryetari i tyre zgjedhjet dhe vazhdon t'i shesë interesat e shqiptarëve, çfarë problemi do e kenë përfaqësuesit e listës personale?!

Asnjë fjalë për drogën, për krijimin e Jugosllavisë së Re, për koncensionet.

Marrëveshja e 17-18 majit po funksionon.

Atë natë, ata ishin dy...

Merren me të shkuarën si primare, për të harruar të tashmen.

Një ndihmesë e madhe, që i jepet ideatorëve dhe zbatuesve, të blerjes dhe tjetërsimit të votës. Të asaj vote që u deformua jo vetëm nga terri i marrëveshjes së natës së 17-18 majit, por edhe prej parave të krimit të organizuar, trafikut të drogës,koncensioneve korruptive dhe dhuneës, kërcënimit, frikësimit dhe presionit të elementëve kriminale me mbështetjen e drejtëpërdrejtë të shefave të policisë.

Gjatë gjithë fushatës nuk pati një denoncim. Çdo gjë po shkonte për mrekulli sipas marrëveshjes së natës së 17-18 majit.

Atë natë, ata ishin dy ...

Mbrëmë sërish, ata ishin dy, si në mbrëmjen e 17-18 majit. Në një shfaqje me shtrëngime duarsh, lojëra ndjenjash dhe teatri recitimesh me ish të persekutuarit politikë.

Nesër do të jetë akti i votbesimit të qeverisë. Sërish do të jenë ata të dy.

Do e uroje, Ramën, ashtu si Ruçin, mbrëmë pas votimit?!

Jemi në pritje të aktit të nesërm.

Shfaqja duhet të vazhdojë... sipas marrëveshjes së natës së 17-18 majit.