Transmetuar më 09-09-2017, 08:17
Publicitet

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka njoftuar të gjithë shqiptarët që jetojnë në Florida të SHBA-ve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale me ardhjen e uraganit “Irma”, më i fuqishmi ndonjëherë në historinë e Amerikës.

Floreta shprehet se shqiptarët e rrezikuar nga uragani në Florida, duhet të telefonojnë pranë numrave të vënë në dispozicion nga ana e ambasadës.

Statusi i saj:

Një Uragan tjetër po kërcënon SHBA-në! Këtë herë pjesa jugore e shtetit të Floridas është në qendër të vëmendjes. Autoritetet amerikane po i qëndrojnë shumë afër popullsisë së zonave që parashikohet të preken nga Uragani Irma, dhe një pjese të madhe të popullsisë i është kërkuar të evakuohet.

Gjatë këtyre ditëve jam munduar të qëndroj në lidhje për informacione me përfaqësuesit e organizatave shqiptare në shtetin e Floridës. Ka pak shqiptarë që duket se kanë lëvizur nga banesat e tyre, pjesa me e madhe besojnë që mund t’i bëjnë ballë situatës aty ku janë.

Ju bëj thirrje që të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale dhe njoftimet e rifreskuara që dalin nga ora në orë me parashikimet e lëvizjes së Uraganit.

Kontaktet e Ambasadës në Uashington 202.223.4942, [email protected] dhe numri i emergjencës 202.758.9526 janë në dispozicionin tuaj për çdo informacion të mundshëm. Uroj që kjo situatë të kalojë me sa më pak probleme, për të gjithë popullsinë e prekur nga Uragani, veçanërisht për shqiptarët që kanë lënë jo pak në vëndin e tyre dhe kanë vendosur të jetojnë e punojnë në SHBA. Floreta Faber- Ambasadore e RSH në Shtetet e Bashkuara.