Transmetuar më 08-09-2017, 18:41

Të gjithë e njohim këtë ndjenjë: edhe pse mund të kemi fjetur më shumë se 8 orë, sërish jemi të pangopur me gjumë. Shpesh fajësojmë stresin dhe angazhimet e shumta të ditës, por ndonjëherë shkaqet e lodhjen janë totalisht ndryshe. Në këtë artikull do t’ju tregojmë se çfarë duhet të bëni për të pasur një gjumë të mirë gjatë natës.

1. Ta ekzagjerosh me gjumin në fundjavë

Nëse flini 5-6 orë gjatë ditëve të javës, ndërsa koha e kaluar në shtrat gjatë fundjavave është dy herë më e gjatë, ju – prapë – thyeni ritmin biologjik të trupit tuaj. Përveç çrregullimeve të gjumit, ajo shoqërohet me një rrezik në rritje të zhvillimit të obezitetit, diabetit të tipit 2, dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për të shmangur këtë, përpiquni të mos ndryshoni kohën tuaj të zgjimit me më shumë se një orë.

2. Shtyni kohën e zgjimit nga gjumi

15 minuta më shumë gjumë nuk do t’ju bëjnë aspak mirë. Nëse fikni alarmin, mund të bini në gjumë të thellë dhe do të ndiheni edhe më të lodhur pas zgjimit. Është mirë vendosni alarmin atëherë që doni të zgjoheni nga gjumi.

3. Shumë dritë në dhomë

Nëse sytë tuaj kapin ndonjë dritë, trupi juaj ndal prodhimin e hormonit melatonin që nxit gjumin, e cila mund të çojë në çrregullime. Ky efekt zbatohet si për dritën natyrore ashtu edhe për atë artificiale, kështu që është më mirë të fikni plotësisht çdo dritë në dhomën tuaj të gjumit.

4. Konsumimi i ushqimeve shumë të ëmbla përpara gjumit

Ushqimi para gjumit është i dëmshëm jo vetëm për trupin tuaj, por edhe për gjumin tuaj. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ushqimet me një indeks të lartë sheqeri. Ky efekt zgjat 5 orë, kështu që do të ishte më mirë të heqësh dorë nga pizza, ëmbëlsira dhe patate 5 orë para gjumit dhe t’i zëvendësosh me ushqime të lehta si kos apo qumësht.

5. Bërja dush përpara gjumit

Një dush me ujë të nxehtë do t’ju ndihmojë që të flini gjumë më shpejt, por nuk duhet të bëni asnjëherë dush dhe të bini menjëherë në shtrat. Arsyeja? Mund t’ju bjerë temperatura e trupit. Për të parandaluar këtë duhet të bëni dush 1.5 ose dy orë përpara gjumit.