Transmetuar më 08-09-2017, 13:08

Kishte krijuar varësi nga kirurgjia estetike, por as që e mendonte atë që do i ndodhte. Stilisti kroat Neven Ciganovic 45 vjeç, ju nënshtrua një ndërhyrje për të rregulluar hundën, por pësoi një efekt anësor… penisi i tij rri gjithë kohës i eksituar.

Shkak i këtij problemi u bë anestezia, një reaksion ndaj ilaçeve shumë i rrallë.

Ndërhyrja shkoi më së miri, por kur u përmend, Neven konstatoi problemin.

Gjatë gjithë kohës ai ndihej i eksituar dhe në rast se nuk kurohet mund të ketë probleme të mëdha, duke rezultuar impotent.

Fatkeqësisht në spitalin e Beogradit në Serbi ku ndodhej, nuk e trajtuan siç duhet problemin e tij, i cili u zgjidh vetëm pas një ndërhyrje të ndodhur pesë ditë pas të parës.

Megjithatë do i duhet ende kohë për tu kthyer në normalitet, pas incidentit të ndodhur në ditët e fundit të gushtit.

Neven Ciganovic iu është nënshtruar një sërë ndërhyrjesh të kirurgjisë plastike, i fiksuar pas perfeksionit të pamjes së tij, ndërsa rreth jetës së tij po xhirohet dhe një dokumentar.  /a.y/noa.al