Transmetuar më 08-09-2017, 10:30

Thuajse të gjithëve na ndodh që të ecim zbathur nëpër shtëpi. Por a duhet ta bëjmë një gjë të tillë? Më poshtë gjeni gjashtë fakte interesante që duhet t’i dini.

Këmbë më pak të fryra– Ecja zbathur riaktivizon qarkullimin e gjakut drejt zemrës. Në këtë mënyrë shmanget enjtja e këmbëve.

Shërim më shpejtë- Kur nuk mbahen këpucë apo shapka ndihet kontakti direkt me tokën. Në këtë mënyrë elektronet që kalojnë në trupin tonë, arrijnë që të neutralizojnë efektin e radikaleve të lira te qelizat e shëndetshme, duke përshpejtuar shërimin nga sëmundje të ndryshme.

Është relaksuese- Ecja zbathur i lejon muskujt dhe venat që të relaksohen. Kjo gjë është e mirë dhe për fëmijët e vegjël, pasi u jep më siguri për të ruajtur ekuilibrin gjatë hapave të parë.

Është një masazh natyral- Ecja zbathur lejon që të ushtrohet presion në të gjithë nervat e këmbëve dhe në këtë mënyrë bëhet një masazh natyral i tyre, duke luftuar stresin dhe duke stimuluar relaksin.

Është e shëndetshme– Janë të shumtë ata që mendojnë se ecja zbathur i rrezikon këmbët nga infeksionet. Por në fakt edhe tek këpucët mund të ndodhen mbi 400 baktere. Kështu që këshilla që duhet të mbani parasysh është që ti hiqni këpucët sapo shkoni në shtëpi, shkruan noa.al.

Mbron nga substancat toksike- Mbajtja e këpucëve edhe në shtëpi, bën që sholla të jetë në kontakt me pjesën e poshtme të këmbës, duke e rrezikuar ndaj substancave toksike që gjenden në këpucë. /a.y/noa.al