Transmetuar më 08-09-2017, 07:59

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.4 ballë të shkallës rihter u shënua në brigjet e Meksikës por u ndje dhe në Guatermalë.

Lëkundjet e tërmetit të shënuara mëngjesin e sotëm, ishin në një thellësi prej 33 kilometrash.

Tërmeti ishte ai i fuqishëm, sa që njerëzit të terrorizuar dolën në rrugë, duke braktisur shtëpitë.

Ndërkohë në Guatemalë pati një ndërprerje energjie për disa orë. Së paku 25 të vdekur janë shënuar në shtetin meksikan të Chiapas dhe një në Guatemalë, në shtetin e San Marcos. 

Për shkak të fuqishme të tërmetit, nga ana e autoriteteve u dha alarm për tsunami. /a.y/noa.al