Transmetuar më 07-09-2017, 21:53
Publicitet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas grindjeve të vazhdueshme mes një çifti.

Burri pretendonte se ajo nuk e respektonte më dhe kërkonte që gruaja e tij të vendoste rregullat e saj.

Për këtë gjë, 33-vjeçari me origjinë indiane, vendosi të thërrasë në ndihmë prindërit nga ana tjetër e botës, që ti vinin atij në ndihmë dhe t’i jepnin një leksion gruas.

E në fakt kështu ka ndodhur. Familja e 33-vjeçarit ka ardhur nga India dhe kanë rrahur gruan.

Mediat amerikane shkruajnë se 33-vjeçari dhe familjarët e tij kanë rënë në pranga nga policia.

Ata janë njoftuar nga gruaja e dhunuar ku pas mbërritjes në vendngjarje e ka gjetur atë duke ulëritur dhe me shenja në trup.

Devbir Kalsi, do të duhet t’i përgjigjet drejtësisë për kërcënim dhe rrahje në bashkëpunim./a.k/noa.al/

Loading...