Transmetuar më 07-09-2017, 15:41

Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një njoftim për qytetarët shqiptarë që do të paraqiten për vizë turistike.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook ambasada njofton se nuk është e nevojshme të merren me vete dokumente të tepërta kur shkoni për aplikim.

"Mos harroni t’i lini në shtëpi të gjitha dokumentet e tepërta kur vini në intervistën për vizë turistike!

Remember to keep those extra documents at home when you come for your tourist visa interview!" njofton ambasada e SHBA dhe publikon sqarimin me skenat e mëposhtme.

Sipas ambasadës, dy dokumenta janë të nevojshëm: pasaporta dhe formulari DS-160. /b.l/noa.al/