Transmetuar më 07-09-2017, 10:57
Publicitet

Fshatarët në juglindje të Kinës u mblodhën gjatë fundjavës për festivalin e përvitshëm që ka të bëjë me adhurimin e qenit.

Kafsha e veshur si njeri, i bëhet paradë nëpër rrugët e fshatit. “Dita e Mbartjes së Qenit”, është festuar prej shekujsh me radhë nga populli Miao, i fshatit Jiaobang që ndodhet në provincën Guizhou.

Në kulmin e festivalit, vendasit përdorin një karrige me kosh, për t’i bërë paradë qenit të veshur me një këmishë të bërë me porosi; me një gjerdan argjendi dhe kapelë.

Legjenda ka të bëjë me një kolonë njerëzish që po vdisnin nga etja dhe qeni i udhëhoqi ata drejt një burimi. Që prej  asaj kohe lindi festivali në nder të kafshës.

Mungesa e ujit në këtë zonë është e zakonshme dhe komuniteti beson se qeni është një mrekulli e dërguar nga qielli.

Njerëzi grumbullohen në ditën e caktuar për të parë paradën dhe i luten qenit për të korrura të mira vitin e ardhshëm.

 Disa njerëz e kritikojnë festivalin, duke thënë se qeni trajtohet mizorisht gjatë paradës sepse ka një zinxhir të lidhur në qafë.

Loading...