Transmetuar më 06-09-2017, 20:34

Transporti në kohën e komunizmit në Shqipëri ka qenë një ndër problemet më të vështira të asaj kohe.

Për të udhëtuar nga një qytet në tjetrin, për arsye të ndryshme, njerëzve u duhet të sfiliteshin duke u ngritur që me natë për të udhëtuar majë karrocerisë së një ZIS-i, GAZ-i apo Skode.

Në zonat më të urbanizuara mund të gjeje trena apo edhe autobusë, por pjesa më e madhe e popullsisë vuante pasojat e atij sistemi edhe në transport.

Në shumë zona të thella të vendit transporti ishte një aventurë me vete dhe një okazion në shpresë të mjeteve rastësore që mbulonin ato akse.

Më poshtë po ju sugjerojmë disa fotografi që tregojnë mënyrën e transportit në kohën e komunizmit. /k.k/noa.al/