Transmetuar më 06-09-2017, 11:29

Një 18-vjeçare e dëshpëruar nga Ukraina ka nxjerrë në shitje virgjërinë e saj në një gazetë lokale.

Ajo kërkon vetëm 1500 paund për t’iu ofruar klientit të saj, me pretendimin se ka shumë nevojë për këto para.

Studentja e quajtur Yulia i tha gazetës në jug-lindje të Ukrainës: “Herët a vonë unë do të duhet t’i them lamtumirë asaj. Kështu që është mirë ta humb duke fituar para, se sa në ndonjë festë ku mund të jem e dehur”.

Më tej ajo shton se kandidatët e interesuar duhet ta kontaktojnë atë në Skype. Ajo u tha gazetarëve se do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në një spital lokal të emëruar nga sponsori i saj për të provuar se ajo ishte ende e virgjër.

Ajo shpjegoi se kishte pasur më parë të dashur, por ka arritur ta ruajë virgjirënë e saj. “Nuk do të ketë konkurrencë”, tha ajo. “Unë do të them po për njeriun e parë të vërtetë”.

Njoftimi i saj shfaqet përkrah njoftimeve të tjera, siç janë shitja e orëve të alarmit, sendeve antike apo objekte të tjera biznesi. /b.l/noa.al/