Transmetuar më 06-09-2017, 10:53
Publicitet

Kombëtarja jonë mori një pikë të vlefshme në Maqedoni, ndërsa Italia fiton në shtëpi me Izraelin. Rezultate këto që shuajnë ëndrrën e kuqezinjve për të shkuar në Rusi 2018, megjithatë ka ende një fije shprese.

Ekziston një skenar i “çmendur” që mund të çojë Shqipërinë në kampionatin Botëror, skenar që në këtë pikë nuk varet vetëm nga ajo që do tregojë Kombëtarja, por edhe nga fati, apo e thënë më mirë, nga kundërshtarët e grupit G.

Spanja është matematikisht e kualifikuar. E dyta në grup renditet Italia me 19 pikë, ndërsa e treta Shqipëria me 13 pikë.

Renditja është e tillë kur mbeten vetëm dy ndeshje për tu luajtur. Që Shqipëria të arrijë kualifikimin, matematikisht, nevojitet që Italia të humbë në ndeshjet e radhës me Maqedoninë dhe me Shqipërinë.

Ndërsa Kombëtarja Kuqezi nevojitet që të fitojnë transfertën e vështirë me Spanjën dhe më pas të mposhtë në shtëpi Italinë me një rezultat më të thellë se 2-0. Skenar që tingëllon i çmendur!