Transmetuar më 05-09-2017, 22:03
Publicitet

Kombëtarja shqiptare kalon në avantazh në takimin përballë Maqedonisë.

Ka qenë Odise Roshi ai që ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 53’ të takimit.

Pjesa e parë e takimit që po luhet në Maqedoni, u mbyll me rrjeta të paprekura, por u dominua nga vendasit.

Takimi është i vlefshëm për Grupin G në kualifikimet për Botërorin 2018.

Skuadrat e nisën takimin me këto formacione:

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Alioski, Pandev, Bardi, Ristovski, Veloski, Nikolov, Spirovski, Nestorovski.

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Sadiku, Llullaku, Kukeli, Mavraj, Ajeti, Hyka, Roshi. /a.k/noa.al/