Transmetuar më 05-09-2017, 21:44

Mbyllen me rrjeta të paprekura 45 minutat e para të takimit Maqedoni – Shqipëri.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje, e vlefshme në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, u dominua nga maqedonasit të cilët zhvilluan një lojë më sulmuese.

Takimi është i vlefshëm për Grupin G në kualifikimet për Botërorin Rusi 2018.

Skuadrat e nisën takimin me këto formacione:

Maqedonia: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Alioski, Pandev, Bardi, Ristovski, Veloski, Nikolov, Spirovski, Nestorovski.

Shqipëria: Berisha, Lila, Hysaj, Agolli, Sadiku, Llullaku, Kukeli, Mavraj, Ajeti, Hyka, Roshi.

Ndërkaq edhe pjesa e parë e takimit Kosovë-Finlandë, që po luhet në "Loro Boriçi", është mbyllur 0-0. /a.k/noa.al/