Transmetuar më 05-09-2017, 19:51
Publicitet

Një orë nga ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, dy trajnerët kanë bërë publikë formacionet e lojtarëve që do të dalin në fushë.

Sa i përket kombëtares shqitpare, Panuçi vërtet që ka surprizuar me formacionin, ku në fillim ishte folur se do të luante më i tërhequr se në takimin me Lihtenshtejnin.

Por jo vetëm që nuk ka ndodhur kjo, sepse italiani rrezikon pozitivisht për të mos dalë pa pikë në këtë takim.

Kështu, porta i është besuar Etrit Berishës. Reparti i mbrojtjes është i përbërë nga Hysaj, Ajeti, Mavraj dhe Agolli.

Mesfusha përbëhet nga katër lojtarë, Kukeli, Lila, Abrashi dhe Hyka. Ndërkohë sulmi do të udhëhiqet nga dyshja Llullaku e Armando Sadiku.

Sa i përket ekipit kundërshtar, do të luajë me këta futbollistë: Dimitrevski, Ristevski, Musliu, Ristovski, Velkoski, Nikolov, Bardhi, Spirovski, Alioski, Pandev dhe Nestorovski /k.k/noa.al/