Transmetuar më 05-09-2017, 18:41
Publicitet

Përleshje gjatë fluturimit me protagonistë dy femra e një mashkull në fluturimin e kompanisë Ryanair drejt aeroportit spanjoll të Alicante.

Një pasagjere sulmoi një burrë gjatë fluturimit dhe më tej u filmua duke dhunuar edhe një grua me të dalë në aeroportin spanjoll, Alicante.

Kur u kap në aeroport nga policia, udhëtarja u lirua por nuk qëndroi për shumë, pa shkaktuar sërish rrëmujë.

Sikundër mund të shikoni videon, ajo shfaqet e shtrirë në dysheme duke u kapur për flokësh me një vajzë tjetër.

Vajza me të verdha dukej qartë se ishte në gjendje të dehur.

Përleshja mes tyre doli jashtë kontrolli sepse që të dyja nuk e kursyen njëra-tjetrën dhe ato vazhduan të goditeshin rëndë derisa kalimtarët u afruan për t’i ndarë.

Policia në aeroport njoftoi se ka nisur hetimet për të kërkuar vajzat, pasi ato me t’u ndarë nga udhëtarët e tjerë, u zhdukën në drejtim të paditur.

Në kushtet kur ankthi ka përfshirë njerëzit në avionë dhe aeroporte, incidenti u pasua me klimë pasigurie nga shumë udhëtarë, pjesa më e madhe e të cilëve nuk po kuptonin rëndësinë e situatës, ndonëse ajo ishte vetëm një sherr banal. /k.k/noa.al/

Loading...