Transmetuar më 04-09-2017, 21:50

Një emigrant shqiptar me banim në Itali kishte ardhur për pushime në qytetin e tij, Fier. Ai denoncon një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur me një farmaci në këtë qytet.

Djali shprehet se farmacia ndodhet në zonën pas 15-katëshit dhe se ai shkoi të blejë disa prezervativë.

Pasi bleu mallin ai iu drejtua hotelit, për të kaluar orë intime me partneren e tij.

Por vetëm pak çaste para se të fillonte aktin me të dashurën, arriti t’i hedhë një sy afatit të kadencës së shkruar mbi mbrojtësit dhe ngeli pa fjalë nga ajo që pa.

Të gjithë profilaktikët që ai kishte blerë, rezultuan të skaduar që para dy vitesh.

Ky është një rast skandaloz se si farmacitë shqiptare abuzojnë me jetën dhe shëndetin e pacientëve, duke shitur prezervativë të skaduar.

Autoritetet përkatëse duhet të kontrollojnë më mirë tregun farmaceutik pasi ka shpesh raportime për barna të skaduara e së fundi edhe për profilaktikë.