Transmetuar më 02-09-2017, 22:38

Partnerja e trajnerit të Kombëtares shqiptare Christian Panucci-t, ka qenë sot në tribunën e stadiumit “Elbasan Arena” për të ndjekur debutimin e italianit në pankinën kuqezi.

Pas suksesit 2-0 të kuqezinjve, Samanta Tonji nuk ka ngurruar të shprehë gëzimin e saj për këtë debutim të suksesshëm të Panucci-t, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

“Shqipëri, bëj tifo për ty. Punë e mirë”, shkruante ajo në postimin e saj në “Instagram” pas përfundimit të takimit.

Kombëtarja shqiptare fitoi 2-0 falë golave të shënuar nga Odise Roshi dhe Ansi Agolli.

Pas fitores së sotme Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 12 pikë.

Ndëkaq ndeshjen e ardhshme do e luajë në transfertë kundër Maqedonisë./a.k/noa.al/