Transmetuar më 02-09-2017, 18:42

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Kosovë.

Gjatë një sherri 2 persona kanë sulmuar me thikë 2 të tjerë duke i lënë të plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushë në Skënderaj, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarit.

Të dy personat e plagosur ndodhen në spital për trajtim mjekësor për shkak të plagëve trupore.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes është sekuestruar edhe një thikë.

Pas marrjes në pyetje nga organet kompetente, 2 të dyshuarit janë dërguar në paraburgim./a.k/noa.al/