Transmetuar më 30-08-2017, 21:32

Rei Manaj është prezantuar sot si futbollisti më i ri i skuadrës së Granadës në Spanjë, ku do të mundohet të kthejë karrierën në rrugën e duhur pas dështimeve radhazi te Peskara e Piza. Sulmuesi shqiptar, këtë herë nuk ka bërë premtime para mediave në prezantimin e tij, përveç asaj që do të mundohet të rritet përkrah skuadrës.

Për këtë klub më kanë folur shumë mirë shokë të mi të skuadrës te Interi si Murijo e Medel. Jam i lumtur që kam bërë këtë zgjedhje. Kjo është një mundësi e madhe për mua dhe e zgjodha Granadën pa asnjë lloj hezitimi. Në këtë klub do të mundohemi që të rritemi të gjithë bashkë”, theksoi sulmuesi shqiptar gjatë prezantimit, shkruan Panorama Sport.

“Nuk dua të mendoj për objektivat personal në këto momente. duhet të mendojmë të gjithë bashkë në të njëjtin drejtim. Konkurrenca këtu është shumë e mirë, dua të stërvitem dhe të jap maksimumin”, tha ai në konferencën e prezantimit.

Zëvendëspresidenti i Granadës, Kanging Uang, i uroi mirëseardhjen sulmuesit shqiptar. “Të uroj shumë fat për sezonin e ri”, tha ai. Ndërsa më pas, për Manajn foli edhe drejtori sportiv i klubit, Manolo Salvador.

“Ky është një bast që ne kemi bërë për të ardhmen. Shpresojmë që të na dhurojë shumë gjëra”, tha ai.