Transmetuar më 30-08-2017, 20:36
Publicitet

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Si pasojë e rrokullisjes së një zetori në një zonë malorë, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra Granit Begu, 25 vjeç.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur në fshatin Kaqanoll të Mitrovicës, shkruan Indeksonline.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit publik trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij.

Rasti është iniciuar dhe hetuar si ‘vdekje aksidentale’.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e enjte, ora 17:00) në varrezat e fshatit Orlloviq të Obiliqit./a.k/noa.al/

Loading...