Transmetuar më 30-08-2017, 13:58

Sipas një kërkimi të ri, çokollata mund të parandalojë diabetin. Një përbërës që gjendet në kokrrat e kakaos, i njohur si monomer epicatechin, redukton sekrecionin e insulinës nga disa qeliza specifike.

Ky përbërës pakëson gjithashtu obezitetin dhe rrit aftësinë e kafshëve për t’u përballur me nivelet e larta të glukozës në gjak.

Kjo pasi studimi është kryer momentalisht vetëm tek kafshët, por gjithsesi ngelet e dobishme.

Flavonoidet në çokollatën e errët ndihmojnë në neutralizimin e insulinës, kusht ky që pengon zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Konsumimi i 100 gram çokollatë të errët në ditë përshpejton metabolizmin e trupit nëpërmjet glukozës.

Studimet e mëparshme kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i çokollatës së zezë redukton presionin e gjakut dhe është i mirë për zemrën.

Tani mund ta hani çokollatën duke u ndier më pak fajtor.