Transmetuar më 21-08-2017, 21:51

Një shpërthim ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 20:30, në zonën e Bathores.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës "Hummer", në pronësi të shtetasit N.Q., të dëmtuar në pjesën e parme.

Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.

Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/