Transmetuar më 21-08-2017, 14:42

Një person ka humbur jetën tragjikisht në Pukë, si pasojë e kontaktit me energjinë.

Rreth orës 12:45 të ditës së sotme, në vendin e quajtur ish rezervat e shtetit në Njësinë Administrative Rrapë, Pukë, është këputur një kabull i tensionit të lartë, ku ka shkaktuar një vatër zjarri.

Në vendin e ngjarjes shërbimet zjarrfikës, ku gjatë lokalizimit të vatrës së zjarrit kanë konstatuar një trup të pajetë.

Nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë 55-vjeçari Bajram Sadriu, nga fshati Rryp, Njësia Administrative Rrapë, Pukë, i cili rezulton se ishte bari.

Viktima dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rënies së kabullit të tensionit të lartë elektrik.

Sakaq në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al