Transmetuar më 21-08-2017, 14:41

Kampioni i botës në peshëngritje, Andrei Draçev është dhunuar për vdekje pranë një lokali.

Mediat ruse kanë publikuar lajmin tragjik dhe më pas videot videot e sherrit jashtë lokalit, ku Draçev u përfshi në një debat me personin që kërkohet nga policia si shkaktar i kësaj tragjedie, luftëtari i MMA, Ainar Ziranov.

Siç shikohet në pamje, pas dy goditjeve që mori, sulmuesi nuk u ndal me kaq ndaj Draçev, por kur ra në tokë filloi ta godasë sërish me grushte në fytyrë.

32-vjeçari Andrei Draçev ishte një emër shumë i njohur në sportin e ngritjes së peshave, ku ai vendosi një rekord botëror në atë që cilësohet si triatloni i këtij sporti, duke ngritur në tre disiplinat e ndryshme peshën totale 1 ton e 75,5 kilogramë. /k.k/noa.al/