Transmetuar më 21-08-2017, 11:18

Një sherr i nisur mes dy fëmijëve të mitur në Sarandë, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.

Rreth orës 22:35 të mbrëmjes së të dielës, në spitalin e Sarandës ka shkuar për ndihmë mjekësore 15-vjeçari F.O., i plagosur me thikë në bark.

Policia ka shkuar dhe ka marrë kontakt me adoleshentin e dëmtuar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake të uniformave blu, ka rezultuar se në fshatin Qafë Gjashtë, i dëmtuari është goditur thikë, në bark, pas një konflikti për motive të dobëta që ka patur 12-vjeçarin O.H..

Policia ka bërë dokumentimin e rrethanave të ngjarjes si edhe ka referuar materialet në ngarkim të 12-vjeçarit i ka referuar në Prokurori për veprën penale “’Plagosje e lehtë me dashje”. /a.y/noa.al