Transmetuar më 21-08-2017, 10:51

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë në Korçë, me pasojë plagosjen e tre personave.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke bërë që tre personat që udhëtonin me të, të pësojnë dëmtime serioze, siç duket dhe në fotografi.

Gjithashtu shihet edhe makina e dëmtuar thuajse e bërë në copa, si pasojë e daljes nga rruga.

Policia thotë në Kapshticë, ka dalë nga rruga mjeti tip “Hyndai” me targa HAE 8836 me drejtues mjeti shtetasin A.P., 50 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë është dëmtuar ky i fundit, vëllai i tij G.P., 45 vjeç dhe bashkëshortja e drejtuesit të mjetit O.P., rreth 43 vjeçe, pasagjerë në mjet.

Të tre të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore, në Spitalin e Bilishtit ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

E sinjalizuar për aksidentin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërkohë që po punon për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al