Transmetuar më 20-08-2017, 19:08

Skuadra e Chelsea rikthehet te fitorja, pasi dështoi fundjavën e kaluar në fushën e saj.

Pasditen e sotme, Chelsea ka marrë një fitore të vështirë përballë Totenham Hotspur.

Takimi i luajtur në “Wembley”, përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të bluve londinezë.

Që të dy golat për Chelsea u shënuan nga Marco Alonso në minutat 24’ dhe 88’.

Rrjeta për Totenham erdhi pas një autogoli nga Michy Batshuayi.

Ndërkaq takimi tjetër i vlefshëm për “Premier Ligën” angleze u luajt në orën 14:30, ku Huddersfield fitoi përballë Neëcastle me rezultatin e ngushtë 1-0.

Kujtojmë që Chelsea, sezonin e kaluar fitoi kampionatin nën drejtimin e trajnerit italian Antonio Conte./a.k/noa.al/