Transmetuar më 20-08-2017, 18:34

Dhëmbët janë kontakti kryesor që shfaqim në takimet e përditshme, dhe kanë shumë domethënie për secilun.

Larja periodike është e nevojshme për të mos pasur papastërti dhe erë të keqe. Por, në shumë raste, secili kërkon të ketë dhëmbë sa më të bardhë.

Më poshte po ju sugjerojmë tre mënyra natyrale për ta arritur një gjë të tillë, dhe pa qenë nevoja të shkoni te dentisti.

Qumësht pluhur i përzier pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)

Qumështi i pluhurit është një ndër produktet që ju ndihmon të keni dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse. Mbi furçën e dhëmbëve vendosni pastën e zakonshme dhe një shtresë qumësht pluhur dhe lani dhëmbët si zakonisht.

Sodë buke me lëng limoni (1 herë në javë)

Vendosni sodë buke mbi furçën e dhëmbëve dhe shtoni disa pika lëng limoni. Fërkoni dhëmbët si zakonisht dhe shpëlajini në fund me ujë të ftohtë.

Kripë deti me lëng limoni dhe pastë dhëmbësh (1-2 herë në javë)

Bashkoni një gjysmë luge çaji kripë deti me disa pika limoni dhe fërkoni fillimisht dhëmbët me këtë përzierje. Më pas bëni një larje të dytë me pastën e dhëmbëve. Do të habiteni me rezultatin e përftuar brenda pak minutash. /k.k/noa.al/