Transmetuar më 20-08-2017, 15:03

Një tjetër rast i përfshirjes së shqiptarëve në trafikimin e drogës është konstatuar në shtetin fqinj, Greqi.

Në sajë të një operacioni, dy shqiptarë janë ndaluar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 78 kg marijuanë.

Policia greke ka vënë re me kamera termike 5 persona që po transportonin disa çanta në zonën pyjore Kotilo në Kostur.

Pas kësaj ka nisur ndjekje e tyre ku u kapën vetëm dy nga transportuesit shqiptarë, 22 dhe 31 vjeç.

Trafikantët kishin braktisur 5 çanta me 66 pako me 78 kg 460 gram marijuanë. Sa i përket tre personave të tjerë, ata dyshohet se kanë arritur të futen në territorin shqiptar. /k.k/noa.al/