Transmetuar më 19-08-2017, 16:11

Sulmuesi kroat Nikola Kalinic, mund të konsiderohet futbollist Milanit në “Serinë A” italiane.

Lajmi është konfirmuar së fundmi nga mediat italiane.

Kuqezinjtë dhe sulmuesi kroat i Fiorentinës, kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur mes tyre.

Sulmuesi 29-vjeçar pritet që në ditët në vazhdim të veshë fanellën e kuqezinjve të Milanit.

Gjatë sezonit që lamë pas sulmuesi Kalinic, ka zhvilluar një sezon fantastik me Fiorentinën, duke shënuar 20 gola.

Gjatë kësaj merkatoje Milani ka shfaqur interes edhe për sulmuesit Andrea Belotti dhe Aubameyang, por deri tani nuk ka asgjë konkrete./a.k/noa.al/