Transmetuar më 19-08-2017, 14:17

Një breshkë e madhe është kapur mëngjesin e sotëm në lagunën e Patokut.

Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe peshon mbi 400 kg si edhe ka një diametër prej 1.34 metra.

Ky është viti i dytë radhazi që lloji i breshkës kurriz-lëkurore (Dermochelys coriacea) është kapur në gjirin e Drinit.

Mendohet se ajo ka ardhur në bregdetin shqiptar nga Oqeani Atlantik.

Fillimisht ajo iu është nënshtruar marrjes së të dhënave shkencore dhe më pas është rikthyer sërish në det.  Breshka gjigante kishte ngecur ne rrjetat e peshkatarëve të familjes Cali në lagunën e Patokut.

Për këtë gjallesë u njoftua edhe studiuesi, profesor Idriz Haxhiu. Ai tha se breshka ka mbërritur në Patok nga Atlantiku.

Diametri i saj prej 1.34 m dhe guaskat e mëdha tregojnë që kjo është një breshke e rrallë e parë në brigjet tona.

Studiuesi Haxhiu ka matrikulluar breshkën dhe më pas peshkatarët e hodhën në det.