Transmetuar më 19-08-2017, 08:54

Sërish video promovuese për turizmin në Shqipëri nga turistë të huaj. Mëngjesin e sotëm Kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur një tjetër mënyrë për të ftuar turistët që të ndalen në zonat më atraktive të vendit tonë.

Me përshtypjet e një reporteri të “Daily Telegraph” që zgjodhi Shqipërinë për të kaluar pushimet me familjen e tij, Rama ka uruar një ditë të mbarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me përshtypjet e këtij reporteri të Daily Telegraph që zgjodhi Shqipërinë për të kaluar pushimet me familjen e tij”, shkruan Rama.

Por edhe ky postim ashtu si pothuajse gjithë të tjerët nuk ka mbetur pa marrë kritika nga ndjekësit e kryeministrit.

“Fallcitet shumë i madh…sa paund ke marrë për të bërë këtë reklamë shoku gazetar… sa shumë gjëra paska për të bërë në plazhet tonaaa…paska dhe zhytje 20m…sa bukuri ka tufa…ja kaq”, shkruan një nga komentuesit. /b.l/noa.al/