Transmetuar më 18-08-2017, 23:27

Është ekzekutuar për vdekje i dyshuari kryesor i sulmit në sheshin e Barcelonës gjatë ditës së djeshme.

Gjatë sulmit mbetën të vdekur 14 persona ndërsa u plagosën dhjetra të tjerë.

Personi që dyshohet se e ka drejtuar furgonin, Moussa Oukabir, 18-vjeç me origjinë nga Maroku, i cili dje u përplas me këmbësorët, është mes pesë terroristëve që policia spanjolle i ekzekutoi gjatë sulmit në Kambrils.

Lajmi është publikuar nga gazeta spanjolle “El Pais”, që i referohet burimeve policore.

Policia njofton se deri tani ka arrestuar katër persona lidhur me sulmet terroriste në Barcelonë dhe Kambrils.

Paraprakisht, agjencia katalonjase për mbrojtje civile në Tuiter publikoi se numri i të lënduarve në sulmet e djeshme në Barcelonë dhe Kambrils arriti 126 persona, 17 prej të cilëve në gjendje kritike.

Sulmi u mor përsipër nga esktremistët e ISIS./a.k/noa.al/