Transmetuar më 18-08-2017, 21:05

Ndërron jetë gruaja 51-vjeçare që u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj në Lushnje.

Natasha Kazanxhi e cila ishte në gjendje të rëndë, ka ndërruar jetë rreth orës 20:30.

Ngjarja e turpshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 18:15, në fshatin Plug, ku Tajar K., 55 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, Natasha.

Ajo fillimisht u transportua në Spitalin e Lushnjes pasi ndodhej në gjendje kritike për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje./a.k/noa.al/